Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Paulin Çera do të përballet të mërkurën më 13 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.
Paulin Çera përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Paulin Çera nga viti 2014 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].
[caption id="attachment_86315" align="aligncenter" width="620"] Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Paulin Çera,[/caption]
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2014, gjyqtari Paulin Çera deklaronte pasuri me vlerë 1.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare është 2.2 milionë lekë.
Ai zotëron familjarisht likujditete bankare prej 1.6 milionë lekësh, likujditete në cash prej 275 mijë lekë si dhe një automjet me vlerë 301 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 7 milionë lekë, nga të cilat gati 66% kanë si burim pagën e subjektit dhe 34% pagën e bashkëshortes.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al
Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Paulin Çera do të përballet të mërkurën më 13 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.
Paulin Çera përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Paulin Çera nga viti 2014 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].
Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Paulin Çera,
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2014, gjyqtari Paulin Çera deklaronte pasuri me vlerë 1.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare është 2.2 milionë lekë.
Ai zotëron familjarisht likujditete bankare prej 1.6 milionë lekësh, likujditete në cash prej 275 mijë lekë si dhe një automjet me vlerë 301 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 7 milionë lekë, nga të cilat gati 66% kanë si burim pagën e subjektit dhe 34% pagën e bashkëshortes.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Gjyqtari Kreshnik Omari i Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.
Gjyqtarja Etleva Gjamo e Gjykatës Administrative të Korçës do të përballet të premten më 4 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi. Etleva Gjami e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe […]
Prokurorja Eriselda Bala e Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të përballet të martën me 5 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu,Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi. Bala e ka filluar karrierën si magjistrate në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin […]