Skeda e pasurisë së deklaruar – Saimir Bahiti– Prokuroria e Shkodrës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Saimir Bahiti– Prokuroria e Shkodrës

Prokurori i Prokurorisë së Shkodrës, Saimir Bahiti do të përballet të martën më 10 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli.

Saimir Bahiti përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe e kreu stazhin profesional në Prokurorinë e Kurbinit. Ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Shkodrës prej nëntorit të vitit 2008.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Saimir Bahiti nga viti 2007 deri në fund të vitit 2016.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Shkodrës, Saimir Bahiti.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2007, prokurori Saimir Bahiti nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 14.7 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri e paluajtshme me vlerë 14.5 milionë lekë, një automjet me vlerë 170 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 105 mijë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 14.5 milionë lekë, nga të cilat gati 72% kanë si burim pagën e subjektit dhe gati 28% pagën e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” burimet financiare që shërbyen për blerjen e një apartamenti, përfshirë huatë në vlera të konsiderueshme.

Më konkretisht në vitin 2012, subjekti deklaron blerje shtëpie banimi me sipërfaqe 87.3 m2 + 73.5 m2 verandë me vlerë 104,000 euro. Si burime për blerjen e kësaj pasurie, Bahiti deklaron tërheqjen e një depozite bankare në vlerën 3,000,000 lekë si dhe huamarrje në vlerën 50,000 euro; huamarrje me vlerë 3,000,000 lekë dhe huamarrje prej 1,200,000 lekë. Në lidhje më shumat e marra hua ndaj personave të tretë, deri në vitin 2016 është bërë shlyerje e pjesshme e detyrimit prej 3,100,000 lekë dhe 20,000 euro, ndërsa diferenca prej 30,000 euro dhe 1,100,000 lekë mbetet detyrim i pashlyer.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *