Skeda e pasurisë së deklaruar – Taulant Banushi – Gjykata e Fierit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Taulant Banushi – Gjykata e Fierit

Gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Taulant Banushi do të përballet të hënën më 28 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Taulant Banushi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe pas një periudhë stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Fier. Ai vazhdon ta ushtrojë funksionin në këtë gjykatë prej 18 vitesh.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Taulant Banushi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Taulant Banushi.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Taulant Banushi deklaronte pasuri me vlerë 200 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 19 milionë lekëve.

Banushi zotëron familjarisht likujditete bankare me vlerë 12.6 milionë lekë, pasuri të patundshme me vlerë 5 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 1.4 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 39.5 milionë lekë, nga të cilat gati 50% kanë si burim të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshortes si farmaciste, rreth 37% nga paga e subjektit dhe e familjarëve të tij, rreth 6% nga mësimdhënia dhe 4% nga shitja e pasurisë së patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *