Skeda e pasurisë së deklaruar –Xhemal Saliaj – Prokuroria e Vlorës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Xhemal Saliaj – Prokuroria e Vlorës

Prokurori Xhemal Saliaj i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë do të përballet të premten më 4 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko.

Xhemal Saliaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Beratit. Prej vitit 2013, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë,

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Xhemal Saliaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Xhemal Saliaj deklaron pasuri me vlerë 1.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 12.7 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 11 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 1.1 milion lekë si dhe automjet me vlerë rreth 670 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 42. 3 milionë lekë, nga të cilat gati 50% kanë si burim pagën e subjektit, 45% pagat e familjarëve dhe 4.6 për qind me burim nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjëra prej deklaratave nuk rezulton me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” marrjen e një huaje për të shlyer kredinë bankare.

Subjekti Xhemal Saliaj përdor si burim financimi për pasurinë e krijuar kredi bankare dhe kursimet nga të ardhurat familjare. Në vitin 2009 deklaron huamarrje në shumën 17,000 euro me qëllim shlyerjen e plotë të kredisë së mbetur, hua e cila shlyhet plotësisht deri në fund të vitit 2012.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *