Skeda e pasurisë së deklaruar –Enklid Gjini – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Enklid Gjini – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Enklid Gjini i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të enjten më 6 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Firdes Shuli.

Enklid Gjini e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Enklid Gjini nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Enklid Gjini.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Enklid Gjini zotëronte pasuri me vlerë 1.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 14 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht 6.9 milionë lekë likujditete bankare, 6.1 milionë lekë pasuri të paluajtshme, automjet me vlerë 850 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 200 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 38 milionë lekë, nga të cilat rreth 39% burojnë nga paga e subjektit, 51% nga pagat e familjarëve dhe 3% nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” të ardhurat e deklaruara nga shitja e pasurive të trashëguara. Më konkretisht, subjekti deklaron në vitin 2010 të ardhura me vlerë 5 mijë euro nga shitja e pasurive të trashëguara.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *