Shumica nuk i ka kaluar barrën e provës prokurorit të Tiranës Endrit Bimi për pasuritë e krijuara nga vjehrri dentist, nga prindërit dhe vëllai nga puna në Kanada e SHBA, pasi ka konkluduar se kanë pasur të ardhura të mjaftueshme – ndërsa komisioneri Lulzim Hamitaj konstaton mungesë burimesh të ligjshme të personave të lidhur dhe […]
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Gjon Kodra jep shpjegime për burimet e pasurisë dhe një kontakt të papërshtatshëm
Prokurori i Tiranës, Gjon Kodra u pyet dhe dha shpjegime lidhur me kursimet e bashkëshortes para lidhjes së martesës; për hetimin e një çështje me kallëzues administratorin e shoqërisë ndërtuese ku kishte blerë apartamentin; si dhe për një bisedë telefonike me vëllain e një deputeti, të përfshirë në krimin e organizuar.
Dënimi bashkëshortit dhe deklarimi i pasaktë i burimeve të pasurisë penalizuan Ajola Prençin
Mosdistancimi dhe mosmbajtja e një qëndrimi ndaj dënimit të bashkëshortit ish-prokuror për korrupsion, si dhe deklarimi i pasaktë i burimeve financiare për një apartament, sollën shkarkimin e prokurores së Kurbinit, Ajola Prençi.
KPK shkarkon prokurorin Binas Nina
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi shkarkimin e prokurorit të Elbasanit Binas Nina, pas problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë.
Prokurori Binas Nina kërkon konfirmim pavarësisht problemeve të gjetura me pasurinë
Në një seancë të zhvilluar të mërkurën në KPK, prokurori i Elbasanit dha sqarime për ato që vëzhguesi ndërkombëtar i cilësoi si “mënyra shumë fatlume” të sigurimit të parave ndërsa kritikoi metodologjinë e llogaritjes së kostos së udhëtimeve që përdoret nga Komisioni si të paarsyeshme.
KPK riçel hetimin për gjyqtaren Tereza Merkaj dhe e konfirmon në detyrë
Komisioni njoftoi se kishte riçelur hetimin administrativ mbi dy transaksione bankare të kryera nga gjyqtarja e Tereza Merkaj kur ishte studente dhe pas shpjegimeve të saj e konfirmoi në detyrë.






