Komisioneri Publik, Darjel Sina deklaroi se analiza financiare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i plotësonte kërkimet e tij, ndërsa prokurori Dritan Peka e quajti analizën joreale dhe kërkoi rishikimin e shpenzimeve të udhëtimeve jashtë shtetit dhe të ardhurat.
Tag: prokuror
KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Ferdinand Elezi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash të rrëzojë ankimin e Ferdinand Elezit ndaj vendimit të Komisionit që, duke e larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.
Kolegji kritikon KPK për hetim “sipërfaqësor” të pasurisë së ish-prokurorit Shpëtim Kurti
KPA konfirmoi shkarkimin e Shpëtim Kurtit për lidhjet e tij me krimin e organizuar, por rrëzoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kriterin e pasurisë, duke e kritikuar për “zbatim të gabuar të ligjit” dhe “arsyetim sipërfaqësorë e të paqartë”.
Pa garë dhe pa zgjidhje: Tarifa e inceneratorit të Sharrës rrezikon ta ‘falimentojë’ Durrësin
Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile një vendim për menaxhimin e mbetjeve të krijuara nga tërmeti. Vendimi i kryeministrit i hapi rrugën një tenderi pa garë me vlerë 1.9 miliardë lekë [15 milionë […]
KPA shkarkon Donika Prelën për mungesë burimesh financiare dhe fshehje pasurie
Kolegji i Posaçëm i Apelimit arriti në përfundimin se prokurorja Donika Prela nuk justifikoi burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe krijimin e një depozite 4.5 milionë lekë. Mungesë burimesh u konstatuan edhe për shumën 25 mijë euro që bashkëshorti i subjektit e kanë dhënë hua, për të cilën […]
Barra e rëndë e provës; Kol Hysenaj përballet me probleme në të tre kriteret e vetingut
KPK i kaloi barrën e provës prokurorit të Tiranës për një sërë problemesh në deklarimin e pasurive – përfshirë mosdeklarimin të kursimeve, të gjendjes ‘cash’ dhe bilance negative në vite që shkonin deri në 26 milion lekë, një raport negativ nga DSIK dhe sqarime për tre denoncime. Hysenaj mohoi problemet dhe kërkoi të konfirmohej në […]






