Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumenton se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbarimin e statusit të prokurorit Bilbil Mete është i drejtë, duke lënë në fuqi sanksionin 15 vjeçar nga sistemi i drejtësisë.
Tag: Prokurore
KPA: ‘Mundësi inekzistente” që Shahini të mos njihte personin me precedentë penalë
Kolegji rrëzoi pretendimet e prokurorit Çlirim Shahini për shkelje të procedurës, ndërsa konfirmoi vendimin e KPK për shkarkimin e tij dhe vlerësoi të drejta gjetjet e Komisionit për deklarim të rremë, kontakte të papërshtatshme dhe në cënim të besimit të publikut te drejtësia.
Vendimi i KPA: Justifikimet e Pekës për kursimet cash bien ndesh me detyrimet e tij
Në vendimin e zbardhur, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon pretendimet e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka për deklarimet e kursimeve në cash dhe vendos shkarkimin e tij për deklarim të paplotë dhe të pasaktë.
Kolegji gjen probleme në hetimin e KPK për ish-prokurorin Ferdinad Elezi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i tërhoqi vëmendjen KPK-së për hetimin e cekët ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi, por e ka vendimin e shkarkimit në fuqi me shumicë votash.
Prokurori i Tiranës, Adriano Dyrmishi kalon me sukses vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në unanimitet kofirmimin në detyrë të prokurorit Adriano Dyrmishi.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Pelivan Malaj –Prokuroria e Apelit Vlorë
Prokurori i Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.






