Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, ngjiti shkallët e Gjykatës së Durrësit të enjten e 26 marsit për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të çështjes penale kundër tij, por u kthye mbrapsht nga sekretarja gjyqësore. I larguar shtatë vjet më parë me dorëheqje gjatë procesit të vetingut, Fusha po përballet prej tre […]
Tag: Prokuroria e Durresit
Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejtë shumicën e konkluzioneve të Komisionit në vetingun e prokurorit të Durrësit, Ilir Turja, duke e lënë në fuqi shkarkimin e tij. Problemet kryesore me të cilat u përball Turja kishin të bënin me investimet në një shtëpi banimi trekatëshe në qytetin e Durrësit, të […]
Prokurori Madrid Kullolli jep shpjegime për bilancin negativ
Prokurori i Durrësit Madrid Kullolli u përball të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrën e provës për një bilanc negative me rreth 3.7 milion lekë, ndërsa nuk iu vunë në dukje probleme në kriterin e profesionalizmit dhe as atë të figurës. Kullolli, i pranishëm në seancë u mbrojt duke i arsyetuar problemet […]
Ish-shefi i Prokurorisë, Petrit Fusha çohet në gjyq për fshehje pasurie
Prokuroria e Durrësit njoftoi të hënën se përfundoi hetimet ndaj ish-shefit të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe e dërgoi çështjen për shqyrtim në gjykatë. Fusha akuzohet për veprën penale të “refuzimit për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive..”, i parashikuar nga neni 257/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe nëse shpallet fajtor, […]
KPK konfirmon në detyrë prokuroren Flora Reka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 25 mars vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Durrësit, Flora Reka. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 16 mars ajo u përball me gjetjet dhe barrat e provës për pasurinë dhe figurën, të ngjashme me ato të bashkëshortit të saj, gjyqtarit, Shpëtim Reka, […]
Komisioneri publik kërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani (Xhengo)
Komisioneri Florian Ballhysa mendon se vendimi i konfirmimit në detyrë për gjyqtaren Osmani (Xhengo) të Prokurorisë së Durrësit u krye nga KPK pas një hetimi të mangët administrativ ku nuk u verifikuan pretendimet për pagesë taksash dhe të ardhura të ligjshme.






