Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi me shumicë votash prokuroren e rrethit Tiranë, Afërdita Ndoi dhe njëkohësisht e referoi atë për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.
Tag: Prokuroria e Rrethit Tiranë
Prokurorja Afërdita Ndoi përballet me vetingun
Prokurorja Afërdita Ndoi u pyet në seancë dëgjimore lidhur me qëndrimet e mbajtura prej saj në dy çështje hetimore të verifikuara pas një denoncimi anonim dhe deklarimet për pagesën e disa kësteve për blerjen e një apartamenti.
Kolegji kritikon KPK për hetim “sipërfaqësor” të pasurisë së ish-prokurorit Shpëtim Kurti
KPA konfirmoi shkarkimin e Shpëtim Kurtit për lidhjet e tij me krimin e organizuar, por rrëzoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kriterin e pasurisë, duke e kritikuar për “zbatim të gabuar të ligjit” dhe “arsyetim sipërfaqësorë e të paqartë”.
Barra e rëndë e provës; Kol Hysenaj përballet me probleme në të tre kriteret e vetingut
KPK i kaloi barrën e provës prokurorit të Tiranës për një sërë problemesh në deklarimin e pasurive – përfshirë mosdeklarimin të kursimeve, të gjendjes ‘cash’ dhe bilance negative në vite që shkonin deri në 26 milion lekë, një raport negativ nga DSIK dhe sqarime për tre denoncime. Hysenaj mohoi problemet dhe kërkoi të konfirmohej në […]
Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare në çështjen e Donika Prelës
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin nga detyra të ish-drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa Prela i rrëzoi pretendimet e tij dhe kërkoi konfirmim.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Kolë Hysenaj –Prokuroria e Tiranës
Prokurori Kolë Hysenaj i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.






