Gjyqtari Hektor Sinanaj i Gjykatës së Vlorës do të përballet të hënën më 11 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Alma Faskaj.
Hektor Sinanaj e filloi karrierën si avokat në vitin 1992 dhe u emërua gjyqtar në vitin 2000. Ai punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës. Në tetor 2021, Sinanaj mori “vërejtje publike” nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas një hetimi disiplinor të ILD-së për vendimet e tij lidhur me urdhrat e ekzekutimit të disa institucioneve financiare, për të cilat Sinanaj tha se kishte mbrojtur qytetarët.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Hektor Sinanaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Hektor Sinanaj deklaronte pasuri me vlerë 13.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare është dyfishuar dhe kap vlerën e 27.2 milionë lekëve.
Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 14.9 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 7.8 milionë lekë, automjete me vlerë rreth 3 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 1.4 milionë lekësh.
Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 66.4 milionë lekë, nga të cilat rreth 30% kanë si burim pagën e subjektit, 36% biznesin e bashkëshortes dhe rreth 27% nga dhënia e pronës me qira.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” të cilët lidhen me burimet e pasurisë së deklaruar në deklaratën fillesatare të tij të vitit 2003.
Pasuria e deklaruar nga subjekti Hektor Sinanaj në deklaratën e vitit 2003 ka si burim kryesor të ardhurat nga avokatia, emigracioni dhe puna në gjykatë për periudhën 1992-2003. Totali i deklaruar është 17 milionë lekë, por mungojnë të dhënat me të detajuara sa është shuma e përfituar nga secili aktivitet.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al