Skeda e pasurisë së deklaruar – Julian Haxhiu – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Julian Haxhiu – Gjykata e Tiranës

Gjyqtari Julian Haxhiu i Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën më 5 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko.

Julian Haxhiu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Ai u transferua në Gjykatën e Lezhës në vitin 2008 dhe prej vitit 2011 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Julian Haxhiu nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari Julian Haxhiu.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Julian Haxhiu zotëronte pasuri me vlerë rreth 487 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare llogaritet në 28.9 milionë lekë.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme, të llogaritur në vlerën e 23.2 milionë lekëve [duke përfshirë në këtë analizë edhe deklarimet për kredi me qëllim blerjen e apartamenteve], likujditete bankare prej 5.2 milionë lekësh, kursime në cash prej 500 mijë lekësh dhe automjet me vlerë 250 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 62.5 milionë lekë, nga të cilat 28% kanë si burim pagën e subjektit, 55% pagat e familjarëve, 4.7% nga mësimdhënia, 3.7% nga rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme dhe 2.4% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Kontrolli aritmetik dhe logjik për subjektin Julian Haxhiu rezulton me probleme në vitin 2013, ku shtesa e pasurisë për vitin nuk justifikohet me burimet financiare të deklaruara nga subjekti dhe bashkëshortja e tij.

Këtë vit deklarohet blerja e një apartament banimi me sipërfaqe 89.82 m2 me vlerë 6,200,000 lekë dhe burim; 1,312,000 lekë nga kursimet personale dhe 4,888,000 lekë nga kredi bankare. Në të njëjtin vit bëhet dhe shlyerja e plotë e një kredie bankare të marrë në vitin 2010 – vlera e plotë duke përfshirë principal, interesa dhe penalitete bankare është në total 6,009,172 lekë. Për këto arsye, shuma e pajustifikuar me burime të deklaruara është 5,011,175 lekë.

Në vitin 2006, 2009 dhe 2010 subjekti deklaron kredi bankare për blerje apartamenti përkatësisht në shumat 1,900,000 lekë, 2,000,000 lekë dhe 5,800,000 lekë, por në asnjë nga deklaratat e këtyre viteve, në faqen e aseteve, nuk pasqyrohen të dhëna për blerjen e apartamenteve apo vlerat e tyre. Për efekt të analizës, kreditë e marra janë përfshirë në kategorinë e pasurive të paluajtshme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *