Ndihmësja ligjore e Gjykatës së Lartë, Ariana Gaçi pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Ndihmësja ligjore, Ariana Gaçi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të mërkurën më 5 qershor vendimin për konfirmimin në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ariana Gaçi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Pamela Qirkon.

Gjatë seancës dëgjimore më 4 qershor, KPK nuk evidentoi probleme domethënëse për Gaçin në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Ndihmësja ligjore Ariana Gaçi e ka filluar detyrën në vitin 2014 në Gjykatën e Lartë. Ajo tha në seancën dëgjimore se në vitin 2017 ishte larguar në mënyrë të padrejtë nga detyra dhe shtoi se pas një sërë procesesh gjyqësore kishte fituar të drejtën e rikthimit në Gjykatën e Lartë. Në përfundim te shpjegimeve të saj ajo kërkoi konfirmimin në detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *