Skeda e pasurisë së deklaruar –Seladin Pysqyli – Gjykata e Korçës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Seladin Pysqyli – Gjykata e Korçës

Gjyqtari Seladin Pysqyli i Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë u përball të martën më 23 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Seladin Pysqyli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Korçës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Seladin Pysqyli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari Seladin Pysqyli.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Seladin Pysqyli deklaronte pasuri me vlerë 1.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 9.5 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 5.6 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.7 milionë lekësh, automjet me vlerë 600 mijë lekë dhe kursime në cash prej rreth 601 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 30.2 milionë lekë, nga të cilat 64% kanë si burim pagën e subjektit, 15% pagat e familjarëve dhe 3.3% të ardhurat nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” pronat e përfituara nga trashëgimia.

Subjekti Seladin Pysqyli në deklarimin Para Fillimit të Detyrës dhe atë Periodik/Vjetor 2005, deklaron tokë bujqësore në fshatin Çipan, Devoll, me sipërfaqe 500 m2, si dhe shtëpi banimi në Bilisht, të përfituara nga trashëgimia.

Në vitin 2015 deklarohet blerja e një apartament në Linzë në emër të djalit, Olgert Pysqyli me vlerë 4,920,000 lekë. Burimi financiar janë likuiditetet cash dhe në bankë të deklaruara ndër vite nga subjekti i rivlerësimit.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *