Një sasi parash në cash. Foto: Pixabay.
Lajme

Nga Qipro në Kanada: Dy shqiptarë nën hetim për skemë pastrimi parash

Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten më 20 dhjetor ndalimin e dy personave të akuzuar se nëpërmjet kompanive guaskë jashtë vendit, transferuan gjatë dy viteve rreth 11 milionë euro në drejtim të shoqërive shqiptare, me destinacion përfundimtar Kanadanë.

Sipas prokurorisë, 34-vjeçari D.G. nga Tirana dhe bashkëpunëtorja e tij, A.M. 41 vjeçe nga Lezha, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Gjibraltar, Maltë, etj.

Këto para transferoheshin në shtetin shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez. Prokuroria thotë se ky aktivitet dyshohet se është kryer në funksion të pastrimit të parave. Veprimet e kundërligjshme janë kryer gjatë periudhës 2021-2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *