Vendimi i shkarkimit ndaj ish-kreut të Gjykatës së Korçës Admir Belishta u la në fuqi nga Kolegji i Apelimit, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi.
KPA
Çështja ndaj Arben Dollapaj në KPA, Komisioneri kërkon shkarkimin
Komisioneri Publik këmbënguli në shkarkimin e Arben Dollapajt në seancën e fundit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërsa Dollapaj kërkoi të rikonfirmohej ndërsa i cilësoi akuzat ndaj tij të pabazuara dhe barrën e provës jopropocionale.
KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtarit Izet Kadana
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbajtur në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-kreut të gjykatës së Pukës, Izet Kadana.
Gjykatësi i Kushtetueses cënoi besimin e publikut tek drejtësia
Mungesa e burimeve të ligjshme financiare për blerjen e një apartamenti; privilegjet e përfituara në blerjen e një banese tjetër nga një person i proceduar për përfshirje në një konflikt me armë zjarri, si dhe deklarimet e pavërteta e bindën KPA se anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.
Kolegji shkarkon nga detyra anëtarin e KLP, Besnik Cani
Më shumë se një vit nga konfirmimi në shkallë të parë, Besnik Cani u shkarkua në Kolegj për mungesë të burimeve të ligjshme për justifikimin e pasurisë si dhe për cenim të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
KPA mbyll hetimin gjyqësor për Adnan Kosovën dhe pranon prova të reja
Dëshmia e pagesës së taksave me vonesë nga ana e prokurorit Kosova si dhe një raport i Prokurorisë së Përgjithshme mbi pyetjen nëse dy kushërinj të prokurorit janë apo jo subjekte të dyshuara të krimit të organizuar u pranuan si prova në seancën e së Mërkurës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit duke i dhënë […]






