Gjyqtarja Shefkie Demiraj gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Shefkie Demiraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 25 shkurt vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj Demiraj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga

Sokol Çomo, me relatore Ina Ramën dhe anëtare Albana Shtyllën, Mimoza Tasin dhe Rezarta Schuetz, pas gjykimit në dhomë këshillimi të ankimit të Demirajt.

Gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Mataj Demiraj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 shtator 2022 pasi u konkludua pamundësi financiare për një pjesë të burimeve që kanë shërbyer për krijimin e pasurive. Ndërkohë, Demiraj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për profesionalizmin.

Shefkie Demiraj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *