Gjyqtari Sokol Pasho i Gjykatës së Tiranës, pas seancës në KPK. Foto:Vladmir Karaj/BIRN
KPK Veting

KPK konfirmon gjyqtarin Sokol Pasho

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten vendimin për konfirmim në detyrë për gjykatësin Sokol Pasho  të Gjykatës së Tiranës.

Procesi i tij i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, Valbona Sanxhaktari anëtare dhe Genta Tafa Bungo, relatore.

Në seancën dëgjinore të zhvilluar të enjten  u vu në dukje se gjyqtarit i ishte kaluar barrë prove në lidhje me një bilanc negativ prej 330 mijë lekë dhe pyetje mbi mosdeklarimin e gjendjeve cash deri në vitin 2010 të përdorura në blerjen e një apartamenti.

Pasho i kundërshdoi dy gjetjet, por në tërësi vlerësoi hetimin si “objektiv dhe të paanshëm”.

Sokol Pasho ka punuar në pozicione drejtuese në Ministrinë e Drejtësisë në vitet 2003-2008 si dhe këshilltar në institucionin e Avokatit të Popullit në vitet 2011-2013. Në vitin 2013, Pasho është rikthyer në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa prej vitit 2016 punon si gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *