Skeda e pasurisë së deklaruar –Luveda Dardha –Gjykata e Shkodrës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Luveda Dardha –Gjykata e Shkodrës

Gjyqtarja Luveda Dardha e Gjykatës së Shkodrës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare gjatë viteve të deklarimit.Gjyqtarja e Gjykatës së Shkodrës, Luveda Dardha do të përballet të mërkurën më 9 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Luveda Dardha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe u caktua për një periudhë stazhi në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Luveda Dardha nga viti 2012 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare e gjyqtares Luveda Dardha.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2012, gjyqtarja Luveda Dardha nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 11.2 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga një apartament banimi me vlerë 10.8 milionë lekë, ndërkohë që subjekti zotëron familjarisht edhe një automjet me vlerë 274 mijë lekë, kursime në cash prej 150 mijë lekësh dhe likujditete bankare prej 15 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 5.8 milionë lekë, nga të cilat rreth 65% burojnë nga paga si gjyqtare e Znj. Dardha dhe 35% nga paga e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua prej 28 mijë eurosh me qëllim plotësimin e shumës për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Apartamenti është blerë në vitin 2016 me një vlerë totale prej 80 mijë eurosh, ndërsa pjesa tjetër është financuar përmes një kredie bankare prej 50 mijë eurosh.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *