Gjyqtarja Kaçe Agolli (qendër)
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon gjyqtaren Kaçe Agolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Kaçe Agolli.

Gjyqtarja Kaçe Agolli (qendër)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin e shkarkimit të gjyqtares se Gjykatës së Tiranës, Kaçe Agolli.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, gjyqtarja Kaçe Agolli u përball në KPK me dyshime për përfitim të paligjshëm të një apartamenti, një raport me probleme të profesionalizmit dhe dyshimet mbi një vendim që i jepte 433 milion euro dëmshpërblim kompanisë së biznesmenit të shumë përfolur Francesco Bechetti kundër gjigandit italian të energjisë Enel.

Procesi i vetingut për gjyqtren Agolli u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.

Kaçe Agolli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *