Trupa e KPK dhe avokati Eritan Shehu gjatë seancës. Foto:Vladimir Karaj
KPK Veting

KPK shtyn seancën për prokurorin Bajram Breçani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën vendimin për shtyrjen në shtator të seancës ndaj prokurorit të Tiranës Bajram Breçani, pasi avokati i këtij të fundit kërkoi kohë për tu njohur me materialet.

Kërkesa për shtyrje u paraqit pasi në seancë u njoftuan prania trupës, përfaqësuesit të ONM-së dhe avokatit mbrojtës Eritan Shehu. Pasi u prezantua shehu kërkoi të drejtë të bënte një kërkesë paraprake.

Ai paraqiti një raport mjekësorë për të mbrojturin prej tij dhe më pas shtoi se ishte njohur me çështjen vetëm një ditë më parë dhe i duhej më shumë kohë. Pasi u tërhoq në dhomë këshillimi trupa njoftoi vendim për të shtyrë seancën.

Procesi i rivlerësimit për prokurorin Breçani është realizuar në trupa e KPK-së e përbërë nga Etleda Çitja, Pamela Qiko dhe Roland Ilia.

Breçani e ka filluar karrierën në vitin 2013 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Një vit më vonë ai është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit, ku ka shërbyer deri në vitin 2016, përpara se të transferohej në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *