Skeda e pasurisë së deklaruar – Artan Hajredinaj – Gjykata e Lezhës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Artan Hajredinaj – Gjykata e Lezhës

Gjyqtari Artan Hajredinaj i Gjykatës së Lezhës do të përballet të martën më 12 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici dhe Firdes Shuli.

Artan Hajredinaj ka punuar fillimisht si noter përpara se të emërohej gjyqtar në vitin 2008. Ai ka punuar në Gjykatën e Tropojës në vitet 2008-2016, ndërsa gjatë tetë viteve të fundit e ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Artan Hajredinaj nga viti 2008 deri në fund të vitit 2019. [kliko këtu]

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2008, gjyqtari Artan Hajredinaj deklaronte pasuri me vlerë 13.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 22.1 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 10.7 milionë lekë, likujditete bankare me vleë 9.4 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 1.3 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 600 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 39.7 milionë lekë, nga të cilat 44% kanë si burim shitjen e pasurive të paluajtshme, gati 38% pagën e subjektit, 13% pagat e familjarëve dhe 2.5% të ardhurat nga biznesi familjar.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” të ardhurat e deklaruara para fillimit të detyrës, të cilat janë burime për pasurinë e tij, përfshirë edhe të ardhurat e përfituara nga vëllezërit emigrantë si dhe transaksionet e dhurimit me pasuritë e paluajtshme.

Subjekti Artan Hajredinaj në deklarimin për herë të parë deklaron pasurinë e krijuar ndër vite me burim të ardhurat nga aktiviteti si noter në vitet 2001-2007, shitja e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurat nga vëllezërit emigrantë.

Gjatë periudhës deklaruese vërehen transaksione të shpeshta dhurimi me pasuritë e paluajtshme mes subjektit dhe palëve të treta.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *