KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Bardhyl Shehu – Prokuroria e Lezhës

Prokurori Bardhyl Shehu i Prokurorisë së Lezhës do të përballet të hënën më 7 gusht me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Bardhyl Shehu e ka nisur karrierën në vitin 1985 dhe ka punuar për gati dy dekada si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe punoi në Prokurorinë e Kurbinit. Si pjesë e hartës së re gjyqësore, Shehu e ushtron aktualisht funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Bardhyl Shehu nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë se deklaruar nga prokurori Bardhyl Shehu.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Bardhyl Shehu nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 38.9 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 24.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 13.5 milionë lekësh, huadhënie me vlerë 410 mijë lekë si dhe kursime në cash prej rreth 40 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 31 milionë lekë, nga të cilat gati 47% kanë si burim pagën e subjektit, 41% pagat e familjarëve dhe 7.6% dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Subjekti Bardhyl Shehu gjatë periudhës deklaruese ka shkëputje nga detyrimi për deklarim gjatë viteve 2009-2013. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e shkëmbyera mes familjarëve.

Në vitin 2006 deklarohet shumë e marrë hua nga vëllai i bashkëshortes për shkaqe mjekësore në shumën 3 milionë lekë, shumë e përdorur si garanci. Ky detyrim i falet në vitet në vijim.

Në vitin 2015, bashkëshortja e subjektit i jep nënës së saj hua 5,000,000 lekë për shpenzime shëndetësore, e cila i kthehet në vitin 2016 pothuajse plotësisht.

Në vitin 2012, bashkësortja e subjektit merr hua nga vëllezërit për blerje mobilje për shtëpi në shumën 8,500 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *