Skeda e pasurisë së deklaruar – Elda Vrioni – Gjykata Administrative Tiranë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Elda Vrioni – Gjykata Administrative Tiranë

Elda Vrioni, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë do të përballet të martën më 19 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici dhe Firdes Shuli.

Elda Vrioni e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si gjyqtare pranë Gjykatës së Fierit. Vrioni punoi si inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2007-2010 dhe u rikthye si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 2013, kur u emërua gjyqtare e Gjykatës Administrative të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Elda Vrioni nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Elda Vrioni.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Elda Vrioni deklaronte pasuri me vlerë 100 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 14.1 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 10.2 milionë lekë, pasuri të luajtshme me vlerë 3.4 milionë lekë*, kursime në cash prej 500 mijë lekësh si dhe likujditete bankare prej 67 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 30.4 milionë lekë, nga të cilat gati 56% kanë si burim të ardhurat e subjektit, 34% të ardhurat e familjarëve si dhe 4.4% e të ardhurave totale nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” deklarimet e kursimeve nga paga si dhe transaksionet e kryera me një kontratë sipërmarrjeje.

Subjekti Elda Vrioni në vitin 2013 deklaron ekzistencën e dy depozitave bankare; përkatësisht 1,000,500 lekë dhe 2,000,000 lekë me burim pagat ndër vite të subjektit, por që nuk janë deklaruar në formularët e viteve të mëparshme.

Në vitin 2014 deklarohet një kontratë sipërmarrje ku është realizuar një pagesë e pjesshme prej 21,000 euro me burim depozitat e mësipërme. Pas një viti bëhet zgjidhja e kontratës dhe shuma e kthyer nga kompania sipërmarrëse depozitohet në Alpha Bank. Po në vitin 2015, bashkëjetuesi i subjektit, Markelian Koça, i cili është gjithashtu subjekt i ligjit për deklarim, deklaron se nga prishja e kontratës ka përfituar 14,000 Euro të cilat janë depozituar në Alpha Bank në të njëjtën datë, por nga deklarimi nuk del qartë nëse bëhet fjalë për të njëjtën kontratë sipërmarrjeje.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

*Skeda u përditësua për të korrigjuar vlerën e pasurive të luajtshme të deklaruara nga subjekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *