Skeda e pasurisë së deklaruar – Luljeta Kolonja – Gjykata e Korçës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Luljeta Kolonja – Gjykata e Korçës

Luljeta Kolonja, gjyqtare e Gjykatës së Korçës do të përballet të enjten më 4 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo.

Luljeta (Topalli) Kolonja përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Ajo mban aktualisht pozicionin e gjyqtares në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së gjyqtares Luljeta Kolonja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Luljeta Kolonja.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Luljeta Kolonja zotëronte pasuri me vlerë 3.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 9.5 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.6 milionë lekë, kursime në cash prej 1.3 milionë lekë, pasuri të luajtshme me vlerë 493 mijë lekë dhe likujditete bankare me vlerë 114 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 30.3 milionë lekë, nga të cilat 55% kanë si burim pagën e subjektit, 30% pagat e familjarëve dhe 14% të ardhurat nga shitja e pasurisë së patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” transaksionet e kryera me pasuritë e patundshme.

Në vitin 2011, subjekti Luljeta Kolonja deklaron shitjen e pasurisë së paluajtshme tokë bujqësore në fshatin Buçimas Pogradec me sipërfaqe 2312 m2, në të cilën ishte një shtëpi njëkatëshe në proces legalizimi. Çmimi i shitjes është 5,000,000 lekë. Nuk ka të dhëna mbi kostot e ndërtimit dhe të procesit të legalizimit të objektit të ndërtuar.

Në vitin 2012 deklarohet lidhja e një kontrate porosie në emër të bashkëshortit për ndërtimin e një apartament banimi me sipërfaqe 127m2 në Pogradec, me vlerë 6,000,000 lekë. Në vitin e parë është paguar 1,255,500 lekë, në vitin 2013 shuma 150,000 lekë dhe në vitin 2017 pagesa e këstit të fundit në shumën 330,000 lekë duke finalizuar transaksionin me kontratën e shitblerjes. Nga deklarimet është e paqartë si dhe kur është realizuar pagesa e diferencës prej 4,201,500 lekësh.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *