Skeda e pasurisë së deklaruar – Laureta Nezaj – Gjykata e Lartë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Laureta Nezaj – Gjykata e Lartë

Ndihmësja ligjore e Gjykatës së Lartë, Laureta Nezaj u përball të mërkurën më 3 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut u krye nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.

Laureta Nezaj është emëruar ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë në vitin 2013 dhe punon prej një dekade në këtë institucion.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për magjistratët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së ndihmëses ligjore, Laureta Nezaj nga viti 2013 deri në fund të vitit 2020.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga Laureta Nezaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2013, Nezaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2020 është 1.5 milionë lekë, e ndarë në 1.4 milionë lekë likujditete bankare dhe 100 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat e saj për periudhën deklaruese janë 8.6 milionë lekë, me burim 100% nga paga e saj për shkak të funksionit në Gjykatë të Lartë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Deklarata e pasurisë së vitit 2020

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *