Skeda e pasurisë së deklaruar – Urim Buci – Prokuroria e Dibrës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Urim Buci – Prokuroria e Dibrës

Prokurori Urim Buci i Prokurorisë së Dibrës do të përballet të martën më 25 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Alma Faskaj.

Urim Buci e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2005 si oficer i policisë gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2015 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Urim Buci nga viti 2005 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori i Dibrës, Urim Buci.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2005, Buci zotëronte pasuri familjare në vlerën e 10.6 milionë lekëve, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 12.5 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme prej 10.4 milionë lekësh, automjete me vlerë 1.2 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 780 mijë lekësh si dhe likujditete bankare prej 79 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 10.2 milionë lekë, nga të cilat 63% kanë si burim pagën e subjektit dhe gati 37% pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet lidhur me ndërtimin e një shtëpie private dhe burimet e përdorura për të.

Subjekti Urim Buci deklaron për herë të parë në vitin 2005 banesë 2 katëshe me vlerë 10,000,000 lekë në bashkëpronësi me vëllanë, me burim të ardhurat nga emigracioni i të vëllait. Nga ky moment, subjekti ka shkëputje në deklarim deri në vitin 2015, vit në të cilin rideklarohet përsëri prona e mësipërme, tashmë 3 katëshe (pa vlerë të re aseti) si dhe shtesa tokë arë në total 1,000 m2 me vlerë totale 400,000 lekë, edhe këto në bashkëpronësi me vëllanë, me burim të ardhura të përbashkëta nga emigracioni i të dyve para vitit 2004.

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *