Tre milion lekë shpenzime të pajustifikuara me të ardhura të ligjshme dhe mosdeklarimi i pjesës takuese të bashkëshortes nga shitja e apartamentit të prindërve, janë sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit arsyet për shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi.
Tag: KPK
KPK shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Enkeledi Harjo.
Konfirmohet prokurori kandidat për SPAK
KPK konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Edvin Kondili, i cili njëherazi është dhe kandidat për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur me akronimin SPAK.
Seancë dëgjimore pa telashe për prokurorin Edvin Kondili
KPK nuk bëri me dije probleme të rënda në asnjë prej kritereve të rivlerësimit ndaj Prokurorit tëi Krimeve të Rënda Edvin Kondili, i cili kërkoi konfirmimin në detyrë.
Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro përballet me vetingun
KPK deklaroi gjatë seancës dëgjimore se Harjo kishte mungesë të burimeve financiare për katër vite; ndërkohë, shtoi se subjekti kishte deklaruar vlerë të ndryshme nga ajo reale për një apartament të blerë në Tiranë – duke u dakortësuar me shitësin, pasi banka nuk i jepte kredi më të lartë se 70% i vlerës së objektit
Drejtuesi i Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungza, konfirmohet me shumicë votash
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është ndarë në vendimin për të konfirmuar në detyrë kreun e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza.






