Prokurorja Elveta Murra e Prokurorisë së Rrethit Elbasan do të përballet të martën me 5 prill Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Ciftja, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.
Elveta Murra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1985. Ajo punon prej më shumë se tre dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Elveta Murra nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurorja Elveta Murra deklaronte pasuri me vlerë 2.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 11.7 milionë lekëve.
Znj. Murra zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 6.4 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.1 milionë lekësh, automjet me vlerë 2.3 milionë lekë si dhe kursime të akumuluara në cash prej 800 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.4 milionë lekë, nga të cilat 49.6 për qind kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i prokurores, 27.4 për qind nga të ardhurat nga pagat e familjarëve, si dhe 13.5 për qind nga të ardhurat nga shtija e pasurive të paluajtshme.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.
Gjithashtu nga vlerësimi cilësor i deklaratave të pasurisë u indentifikuan ‘flamujt e kuq’ si më poshtë.
Në vitin 2004 subjekti Elveta Murra deklaron shtesë aseti garsoniere në vlerë 120,000 lekë. Në vitin 2007 do saktësohet vlera e këtij aseti duke thënë se është shprehur gabim në vitin 2004 pasi vlera reale është 1,200,000 lekë dhe burim kryesor financimi janë 15,000 euro të ardhura të bashkëshortit nga emigracioni.
Në vitin 2008 bashkëshorti i subjektit deklaron për herë të parë gjendje në llogari bankare 1,200,000 lekë nga puna si avokat, por nuk deklaron të ardhura nga kjo punë, duke rezultuar në total me burime financiare të pamjaftueshme për të mbuluar shtesat vjetore të asetit në vlerë 180,634 lekë, pamvarësisht të ardhurave të tjera të deklaruara. Po këtë vit subjekti Elveta Murra deklaron të ardhura interesi nga paratë e dhëna hua firmës në vlerë 252,000 lekë (por nuk ka deklaruar deri tani të ketë dhënë hua).
Në vitin 2010 subjekti deklaron shtesa aseti apartamente banimi në Pogradec dhe Elbasan me vlerë totale 6,200,000 lekë, ku si burim kryesor financiar shërbejnë të ardhura nga shitja e aseteve ekzistuese 1. garsonierë të cilën e shet 700,000 lekë (më pak se vlera e deklaruar e asetit), dhe 2. dhe reth 6,8 milionë lekë të ardhura nga shitja në vitin 2009 e apartament dhe sipërfaqe toke ekzituese (deklaruar në PF).
Në vitin 2015 subjekti deklaron ti ketë dhuruar vëllait pasurinë e llojit ullishte me sipërfaqe 428,572 m2.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al