Trupa gjykuese e KPK, me anëtar Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja. Foto Ilustruese.
KPK Veting

Pas kërkesës së avokatit KPK shtyn seancën për prokuroren Elveta Murra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pranoi të martën shtynte me dy javë seancën dëgjimore për prokuroren Elveta Murra, pas kërkesës së avokatit Koçi Mato për tu njohur me dosjen.

Seanca dëgjimore filloi normalisht në mungesë të Murrës, e cila siç u tha në seancë do të përfaqësohej nga avokati Koçi Mato. Në vijim Mato pasi dëgjoi rregulloren e seancës dëgjimore, parashtroi si kërkesë paraprake shtyrjen e seancës. Mato tha se ai kishte marrë prokurë për të përfaqësuar prokuroren vetëm një ditë më parë dhe se kishte nevojë për kohë për tu njohur me materialet.

Trupa e kryesuar nga Etleda Çiftja, me anëtarë Pamela Qirko dhe Roland Ilia u tërhoq për vendim dhe pas një ndërprerje të shkurtër njoftoi se kishte pranuar kërkesën për shtyrje. Seanca e radhës u caktua më 22 prill.

Elveta Murra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1985. Ajo punon prej më shumë se tre  dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *