Kreu i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza do të përballet të hënën në mesditë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017.
Të hënën në orën 12:00, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të mbajë seancën dëgjimore si pjese të procesit të rivlerësimit kalimtar për drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza. Trupa gjykuese e KPK-së për subjektin përbëhet nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo).
Shtrungza e ka filluar karrierën e tij në vitin 2004 si Oficer i Policisë Gjyqësore ndërkohë që në vitin 2010 ai është promovuar si prokuror po në të njëjtin rreth gjyqësor. Që nga viti 2012, Shtrungza ka mbajtur për periudha të ndryshme positin e drejtuesit të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tropojë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Artan Shtrungza nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Shtrungza zotëronte një pasuri të deklaruar prej 500 mijë lekësh në vitin 2010, ndërkohë në fund të dhjetorit 2017 kjo pasuri ishte rritur në 3 milionë lekë. Pasuria e deklaruar e prokurorit Shtrungza përbëhet nga 200 mijë lekë likuiditete në cash, një banesë e trashëguar nga prindërit e cila bashkë me rikonstruksionin kam një vlerë 2.3 milionë lekë dhe ne automjet tip Benz me vlerë 300 mijë lek.
Të ardhurat familjare e prokurorit Shtrungza gjatë periudhës së deklarimit kanë qenë 12.3 milionë lekë, 98 % e të cilave vijnë nga paga për shkak të funksionit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 10 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve. Skanimi cilësor i deklaratave të subjektit, gjithashtu nuk rezultoi në identifikimin e flamujve të kuq.
Deklarata para fillimit të detyrës si OPGJ 2004
Deklarata para fillimit të detyrës si prokuror 2010
Deklarata e pasurisë e vitit 2010
Deklarata e pasurisë e vitit 2011
Deklarata e pasurisë e vitit 2012
Deklarata e pasurisë e vitit 2013
Deklarata e pasurisë e vitit 2014
Deklarata e pasurisë e vitit 2015
Deklarata e pasurisë e vitit 2016
Deklarata e pasurisë e vitit 2017
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al