Skeda e pasurisë së deklaruar – Irida Kacerja –Gjyqtare e Rrethit Gjyqësor Shkodër
KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Irida Kacerja –Gjyqtare e Rrethit Gjyqësor Shkodër

Gjyqtarja Irida Kacerja e Gjykatës së Shkodrës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2007 deri në fund të vitit 2016.

Të mërkurën në orë 10:00 gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Irida Kacerja do të përballet me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që ka udhëhequr procesin e rivlerësimit të subjektit, përbëhet nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo.

Kacerja e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga viti 2012 derin e vitin 2015, Kacerja ka punuar si këshiltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës. Subjekti i rivlerësimit është kandidate për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Irida Kacerja nga viti 2007 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Në vitin e parë të karrierës, gjyqtarja Irida Kacerja nuk deklaron pasuri. Ndëkrohë, në vitin 2016-të, pasurie e saj e deklaruar familjare kap një vlerë prej 2.55 milionë lekë.

Kjo pasuri përbëhet ne fund të vitit 2016 nga 217 mijë lekë likuiditete bankare, 400 mijë lekë likuiditete në cash, 580 mijë lekë pasuri të luajtshme dhe 1.3 milionë lekë investime.

Të ardhurat e subjektit gjatë periudhës së deklarimit kapin vlerën 11.8 milionë lekë dhe vijnë nga paga e saj nga funksioni dhe paga e bashkëshortit si avokat.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit cilësor.

Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga kontrolli cilësor i deklaratave, shënohen me ‘flamur të kuq’ dy pasuri të paluajtshme të bashkëshortit të subjektit.

Bashkëshorti i subjektit, ka deklaruar për herë të parë pasurinë në pronësi në vitin 2014, me dy pasuri të paluajtshme ku zotëron 16.6%, me burim trashëgiminë dhe ligjin për tokën. Ndërkohë nuk deklarohen prona të tjera në pronësi nga ana e subjektit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *