Gjyqtarja e Beratit, Matilda Llangozi u përball në KPK me pyetje për disa pasaktësi në deklarimet e pasurisë. Gjyqtarja vlerësoi hetimin dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Arqile Basho kundërshton gjetjet e KPK me fabulën ‘çfarë uji i ke dhënë gomarit’
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i quan të paprovuara të ardhurat e pretenduara nga bujqësia si dhe ngriti dyshime për fshehjen e tre pronave nga gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, Arqile Basho –ndërsa ky i fundit kërkoi një analizë të re financiare si dhe konfirmimin në detyrë.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Matilda Llangozi –Gjykata e Beratit
Gjyqtarja Matilda Llangozi e Gjykatës së Beratit do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018.
Semiramis Hoxholli u shkarkua për mosdeklarimin e dënimit të vëllait për trafik droge
Pretendimet e gjyqtares Semiramis Hoxholli për padijeni për dënimin e vëllait në Greqi nuk janë konsideruar bindëse dhe në përputhje me provat prej Komisionit që vendosi shkarkimin e saj për mosdeklarim të kontaktit të papërshtatshëm.
Vjosa Zaimi konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Vjosa Zaimi.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Arqile Basho –Gjykata e Vlorës
Gjyqtari Arqile Basho i Gjykatës së Vlorës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.






