Prokurori Elion Mustafaj pas seancës dëgjimore. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Veting

Prokurori Elion Mustafaj përballet me vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të mërkurën seancën dëgjimore ndaj prokurorit Elion Mustafaj, të cilit iu kërkuan shpjegime kryesisht sa i përket kontratave kontradiktore për blerjen e një apartamenti në Yzberisht Tiranë. Mustafajt po ashtu iu kërkuan shpjegime për bilance negative prej rreth 700 mijë lekësh në total, ndërsa u vlerësua pozitivisht sa i […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Elion Mustafaj – Prokuroria e Lushnjes
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Elion Mustafaj – Prokuroria e Lushnjes

Prokurori Elion Mustafaj i Prokurorisë së Lushnjes do të përballet të mërkurën më 21 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici dhe Firdes Shuli. Elion Mustafaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si kancelar në prokurorinë e […]

Prokurorja Natasha Prifti pas vendimit të KPK.
Analiza KPA Veting

Argumentet e Kolegjit për shkarkimin e prokurores Natasha Prifti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 4 korrik 2022 të ndryshojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimion në detyrë të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi) dhe e shkarkoi atë për probleme në kriterin e pasurisë. Vendimi për shkarkimin e Priftit u mor me votat e shumicës së trupit […]

Prokurorja Natasha Prifti pas seancës në KPK.
Artikull kryesor Lajme Lajme

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Natasha Prifti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi). Kryesuesja e trupit gjykues te KPA, Rezarta Schuetz sqaroi se, ndryshe nga sa ka vkerësuar Komisioni u Pavarur i Kualifikimit, KPK, prokurorja Prifti nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë. Natasha Prifti […]

Prokurorja Natasha Prifti pas vendimit të KPK.
Lajme

KPA njihet me kërkimet përfundimtare në çështjen e Natasha Priftit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 27 qershor me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi). Komisionerja Publike, Irena Nino i qëndroi ankimit dhe parashtrimeve duke kërkuar shkarkimin e prokurores për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Prokurorja Prifti, nëpërmjet avokatit të saj Julian Mërtiri, […]

Prokurorja Natasha Prifti pas seancës në KPK.
KPA Lajme Veting

Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e prokurores Natasha Prifti

Komisionerja Publike, Irena Nino u qëndroi të hënën shkaqeve të ankimit dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë nga detyra prokuroren e Lushnjes, Natasha Prifti (Shallapi) për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Prokurorja Prifti i kundërshtoi kërkimet e komisioneres në seancën e së hënës. Nëpërmjet përfaqësuesit të […]