Gjyqtari Andri Ymeri i Gjykatës së Rrethit të Shkodrës do të përballet të premten më 27 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Roland Ilia. Andri Ymeri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon […]
Month: May 2023
KPK konfirmon prokurorin Bledar Bejko
Prokurori i Durrësit Bledar Bejko u konfirmua të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi u mor pas dy seancave dëgjimore dhe hetimeve në të tri kriteret e rivlerësimit. Trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komicin, njoftoi se Bejko ishte konfirmuar në detyrë. Prokurori iu nënshtruar dy […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e Marjana Velçanit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 26 maj vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, Marjana Velçani. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e Kolegjit e kryesuar nga Rezarta Schcuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza […]
Vendimi i KPK: Erjon Shehaj e përmbysi barrën e provës për pasurinë
Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj u konfirmua në detyrë më 1 prill 2022, pasi trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u bind nga shpjegimet dhe provat e tij për barrën e provës për pasurinë dhe për konstatimet në kriterin profesional, për të cilat iu kërkuan shpjegime. Erjon Shehaj e ka nisur karrierën […]
Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e gjyqtarit Kastriot Gramshi
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 24 maj vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Kastriot Gramshi duke kërkuar shkarkimin e tij, me pretendimin se nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë. Ankimi i komisionerit bazohet në gjetjet e rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar […]
Konfirmimi i Elfrida Bregovës ankimohet për pasurinë dhe figurën
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa vendosi të martën më 24 maj që të ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Elfrida Bregova, duke çmuar se kjo vendimarrje është e cënueshme në lidhje me kriterin e pasurisë dhe të figurës. Ballhysa vlerëson se prej gjetjeve të hetimit […]