Skeda e pasurisë së deklaruar –Jonida Kondili – Gjykata Kushtetuese
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Jonida Kondili – Gjykata Kushtetuese

Këshilltarja ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, Jonida Kondili do të përballet të hënën më 22 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj.

Jonida Kondili është diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në vitin 2007 dhe mban gradën “Doktor i Shkencave Juridike” prej vitit 2020. Në periudhën 2009-2015, Kondili ka qenë pjesë e kabinetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe prej vitit 2015 punon si këshilltare ligjore pranë kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për këshilltarët ligjorë, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të këshilltares ligjore Jonida Kondili nga viti 2015 deri në fund të vitit 2020. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga keshilltarja e Gjykatës Kushtetuese, Jonida Kondili.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2015, Kondili deklaronte pasuri familjare me vlerë 9.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2020, pasuria e saj familjare kap vlerën e 10.1 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.8 milionë lekë, pasuri të luajtshme prej 1.3 milionë lekësh si dhe likujditete bankare prej gati 29 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 14.3 milionë lekë, nga të cilat gati 47% kanë si burim pagën e subjektit dhe 52% pagën e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Deklarata e pasurisë së vitit 2020

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *