Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici dhe avokatja Irena Reso para KPK-së.
Artikull kryesor Lajme Lajme Vendi

Gjyqtari i Apelit Andi Civici shkarkohet nga detyra në KPK

Gjykuar vetëm për kriterin e pasurisë, Civici u shkarkua për shkak të një prone me vlerë 155 mijë euro të blerë pjesërisht përmes një kredie 40 mijë euroshe nga i vjerri.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici dhe avokatja Irena Reso para KPK-së.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të Mërkurën. Vendimi i Komisionit u mbështet në vlerësimin e vetëm kriterit të pasurisë. Trupa gjykuese drejtohej nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të Hënën, Civici akuzoi trupën gjykuese për mungesë paanshmërie dhe dha si argument për këtë pasjen si shoqe klase një prej anëtarëve.

Komisioni ka hetuar pasurinë kryesore të gjyqtarit, një apartament me vlerë 155 mijë euro të blerë në vitin 2011 në Tiranë, me burim shitjen e një apartamenti në Vlorë dhe një hua prej 40 mijë eurosh nga vjehrri. Sanxhaktari shpjegoi se edhe apartamenti në Vlorë ishte blerë pas marrjes së 3 milionë lekëve hua nga vjehrri, po aq nga daja i bashkëshortes dhe 1 milion hua nga babai i gjyqtarit.

Komisioni konstatoi se vjehrri i Civicit rezultonte të kishte pasur likujditete në vlera në konsiderueshme në bankë dhe se provohej që kishte qenë i regjistruar si avokat që prej vitit 1998 deri në vitin 2004. Por sipas Sanxhaktarit, nuk është provuar që të ishin paguar taksat për këtë periudhë.

“Vjehrri dhe vjehrra kanë pasur vlera të konsiderueshme në bankë deri në vitin 2012. Por nga analiza financiare për të ardhurat e tyre, nuk është vërtetuar me dokumente ligjore pagesa e tatimeve e për pasojë nuk mund të ketë burime të ligjshme,” tha relatorja, e cila shtoi se Civicit i kishte kaluar barra e provës për huatë e marra nga vjehrri.

Civici u mbrojt me argumentin se huaja e marrë nga i vjehrri i përket një kohe kur ai nuk ishte gjyqtar.

Lexo më shumë:

Gjyqtari i Apelit, Andi Civici përballet me probleme të pasurisë në veting

Skeda e pasurisë së deklaruar –Andi Civici –gjyqtar i Apelit Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *