Skeda e deklaruar e pasurisë - Saimir Hysa - Prokuroria e Tiranës
Skeda

Skeda e deklaruar e pasurisë – Saimir Hysa – Prokuroria e Tiranës

Të hënën në mëngjes, prokurori Saimir Hysa do të përballet me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në seancë dëgjimore publike.

Trupa gjyqësore e KPK-së e cila do të vendosë për rivlerësimin e prokurorit të Tiranës përbëhet nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Brunilda Bekteshi. 

Hysa ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës së kryeqyteti, institucion ku ka mbikëqyrur hetime mbi çështje me interes publik. 

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Saimir Hysa nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [kliko këtu për skedën në pdf]

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Saimir Hysa nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.3 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.7 milionë lekë, likuiditete bankare prej 3.7 milionë lekësh, makinë  me vlerë 700 mijë lekë si dhe kursime në cash prej rreth 1 milion lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 27 milionë lekë, nga të cilat gati 65 % kanë si burim pagën e subjektit, 28 % pagën e bashkëshortes, 2.5 % nga qiramarrja dhe 5.3% dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, rezultuan 3 deklarata me probleme.

Subjekti Saimir Hysa rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të mbuluar shtesa aseti në vlerë totale 2,1 milionë lekë gjatë 3 viteve 2005, 2011 dhe 2016. Në vitin 2015 deklarohet shtesë apartament banimi me vlerë 1,4 milionë lekë, pjesë takuese 33%. 

Në vitin 2011 deklarohet shtesë apartament banimi me vlerë 60,000 euro, burim financimi dy hua në vlera 25,000 euro dhe 15,000 euro. Në vitin 2017 deklarohet shtesë nga trashëgimnia familjare pjesë takuese apartament banimi në emër të bashkëshortes , si dhe apartament banimi ndodhur në Tiranë në emër të subjektit 1/5 pjesë takuese. Në vitin 2018 subjekti do heqë dorë nga pjesa takuese e trashëgimnisë në favor të faljes së borxhit 15,000 euro ndaj vëllait.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *