Skeda e pasurisë së deklaruar – Hysen Ajasllari – Prokuroria e Fierit
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Hysen Ajasllari – Prokuroria e Fierit

Prokurori i Prokurorisë së Fierit, Hysen Ajasllari do të përballet të mërkurën më 1 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Hysen Ajasllari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Hysen Ajasllari nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Fierit, Hysen Ajasllari.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2004, prokurori Hysen Ajasllari zotëronte pasuri me vlerë 250 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 7.5 milionë lekëve.

Z.Ajasllari zotëron familjarisht likujditete bankare me vlerë 5.3 milionë lekë, automjet me vlerë 2 milionë lekë dhe kursime në cash prej 200 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 30.2 milionë lekë, nga të cilat 54% burojnë nga paga e subjektit, 35% nga pagat e familjarëve, rreth 8% nga shitja e pasurisë së paluajtshme dhe 2% nga shitja e makinës.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet e kryera me pasuritë e paluajtshme.

Në vitin 2007, subjekti Hysen Ajasllari deklaron 1.5 milionë lekë të ardhura nga shitja e një apartamenti banimi, i cili nuk rezulton të jetë deklaruar më parë. Gjithashtu në vitin 2011, deklarohet sërish shitje e pasurisë së paluajtshme në vlerën e rreth 1.2 milionë lekëve.

Në vitin 2014, subjekti deklaron blerjen e një dyqani me vlerë 24, 310 euro, me burim financimi kursimet e akumuluara ndër vite dhe një kredi bankare prej 1 milion lekësh. Ky aset do të shitet në vitin 2017 me vlerë 31, 255 euro, të ardhura të depozituara në bankë në fund të vitit 2018.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *