Skeda e pasurisë së deklaruar –Shpëtim Garunja –Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar –Shpëtim Garunja –Prokuroria e Tiranës

Prokurori Shpëtim Garunja i Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të përballet të premten më 22 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.

Shpëtim Garunja e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1988 dhe punoi si prokuror në Lezhë dhe në Kurbin. Prej vitit 2010, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Shpëtim Garunja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Shpëtim Garunja.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Shpëtim Garunja zotëronte pasuri me vlerë 4.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare është 12 milionë lekë.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.9 milionë lekësh, automjet me vlerë 981 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 980 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 45.6 milionë lekë, ku gati 34% kanë si burim pagën e prokurorit, 49% pagën e bashkëshortes dhe 17% deklarohen me burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” blerjen e pasurive të patundshme.

Subjekti Shpëtim Garunja deklaron në vitin 2003 apartament banimi në vlerë 4,000,000 lekë me burim kryesor financimi një kredi në vlerë 2,258,000 lekë si dhe pagën e tij dhe të bashkëshortes.

Në vitin 2006, subjekti deklaron shtesë të pasurisë së paluajtshme kontratë porosie apartamenti, i cili referuar vlerës që i shlyhet ndër vite shoqërisë së ndërtimit, rezulton të jetë 25,200 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *