Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit – struktura e ngritur nga Bashkimi Europian dhe SHBA për të mbikëqyrur procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, po vlerëson një ankesë ndaj kreut të Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj, e cila akuzohet për konflikti interesi pas përfshirjes së familjarëve të saj në një çështje gjyqësore me një subjekt rivlerësimi. […]
Tag: prokuror
KPK: Prokurori Arqile Koça cënoi besimin te drejtësia
Në vendimin e KPK-së për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, trupi gjykues vendosi t’i konsideronte deklarimet e pasakta dhe të pamjaftueshme në formularin periodik të ILDKPKI, si provë me te njëjtën rëndësi sa dhe deklarimet e pasakta e të pamjaftueshme në deklaratën veting.
Punësoi kunatin emigrant të Adriatik Llallës, KPK konfirmon në detyrë Dritan Pekën
Gjatë procesit të rivlerësimit të prokurorit, Dritan Peka Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti një sërë pikëpyetjesh dhe dyshimesh- të bazuara mbi një denoncim, mbi praktikën e punësimit dhe pagesën e paligjshme të një magazinieri në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Peka akuzohet se e kishte rekrutuar këtë punonjës pa shpallje publike, pa arsim përkatës dhe […]
Video: Prokurori kërcënon me burg KPK-në pas vendimit të shkarkimit
Pasi e shkarkuan nga detyra, drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës Edison Ademi kërcënoi se do të burgos një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Kolegji konfirmon shkarkimin e prokurorit Elsion Sadiku
Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në dhomë këshillimi vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, Elsion Sadiku.
Skeda e pasurisë së deklaruar – Edison Ademi – Drejtues i Prokurorisë së Sarandës
Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Edison Ademi do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.






