Prokurori i shkarkuar nga KPK, Eugen Beçi pretendoi në seancë se nuk kishte pasur si qëllim fshehjen e revokimit të vizës amerikane dhe dorëzoi prova të reja. Pas seancës dëgjimore, Kolegji mbylli shqyrtimin gjyqësor.
Tag: Prokuroria e Krimeve të Rënda
KPK mblidhet të konfirmojë vullnetin për dorëheqje të Henrik Ligorit
Pedagogu i Shkollës së Magjistraturës, Henrik Ligori mungoi në seancën e Komisionit, por konfirmoi përmes një letre vullnetin për t’u tërhequr nga statusi i magjistratit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Henrik Ligori –Shkolla e Magjistraturës
Pedagogu i Shkollës së Magjistraturës, Henrik Ligori do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.
Si u blenë votat dhe u shantazhuan votuesit në zgjedhjet vendore në Dibër
Dy ditë pas zgjedhjeve vendore në Dibër, më 13 shtator 2016, shefi i komisariatit në qytetin verilindor, Robert Aga, informohet se një person nga njësia administrative Kastriot ka bërë një video komprometuese dhe është nisur drejt Tiranës për ta dërguar në një televizion. Sipas informacionit që merr Aga, kameramani amator ka udhëtuar fillimisht me furgon […]
Shkarkimi i prokurorit Blerim Tominaj, për fshehje pasurie dhe mungesë burimesh
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i gjeti të paprovueshme pretendimet e prokurorit Blerim Tominaj për pasurinë, ndërsa arsyetoi se ai kishte një bilanc negativ prej 110 milionë lekësh dhe se nuk provoi pronësinë e të atit mbi 200 monedha ari në fillim të ’90.
Gjyqi i prokurores Donika Prela në KPA shtyhet për në shtator
Prokurorja përballet me kërkesën për shkarkim për shkak të pikëpyetjeve mbi pasurinë, dorëzoi një raport mjekësor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të hënën duke kërkuar shtyrjen e seancës për periudhën e raportit si dhe për periudhën e pushimeve të gushtit.






