Ylli Bashaj, prokuror, pasuria
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ylli Bashaj – Prokuroria e Tiranës

Të hënën në mëngjes në orën 10:00, prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ylli Bashaj do të përballet në seancë publike, me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Ky hetim administrativ është udhëhequr nga komisionerët e KPK-së, Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo.

Bashaj ka një karrierë të gjatë në prokurori e cila është zhvilluar në Prokurornë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Ylli Bashaj nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018. [Kliko skeden në PDF]

Ylli Bashaj, skeda

Në deklarimin për herë të parë para fillimit të detyrës, prokurori zotëronte pasuri prej 4.6 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare llogaritet në 4.9 milionë lekë.

Kjo pasuri përbëhet në vitin 2018, nga 3 milionë lekë pasuri të paluajtshme, një makinë 473 mijë lekë, 855 mijë lekë likuiditete në bankë dhe 556 mijë lekë para të thata.

Të ardhurat gjatë periudhës kur Basha ka qënë subjekt deklarimi kapin vlerën 30 milionë lekë dhe vijnë si rrjedhojë e pagës për shkak të funksionit dhe pagës së bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, rezultoi një deklaratë me probleme.

Në vitin 2005 subjekti nuk deklaron fare të ardhura duke rezultuar me burime financiare të pamjaftueshme në vlerë 320,000 lekë për të jusitifkuar shtesën në llogari bankare.

 Subjekti Ylli Bashaj në vitin 2013 gjithashtu deklaron të zotërojë pasuri të paluajtshme apartament banimi në Tiranë me vlerë 28,000 USD dhe  apartament banimi në Vlorë me  vlerë 1,25 milionë lekë, pjesë takuese 1/4, ky i fundit në vitin 2013 i dhurohet vëllait.

Flamujt e kuq nuk janë domosdoshmërisht shkelje ligjore, por përbëjnë transaksione për të cilat kontroli administrativ i vendos nën lupë për të kontrolluar ligjshmërinë dhe saktësinë e tyre.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *